Kreu Financa Lajmi i fundit: Qeveria mblidhet online. Keto jane vendimet e rendesishme

Lajmi i fundit: Qeveria mblidhet online. Keto jane vendimet e rendesishme

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, por kësaj herë online për shkak se kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjendet jashtë vendit, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi nga Qeveria, aty thuhet se është bërë plotësim ndryshimi i vendimit të datës 9 mars 2022.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/67 të datës 9 mars 2022, me të cilin i janë propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për kryetar dhe katër (4) anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit, në vend të z. Arbnor Tmava është propozuar z. Agon Ramadani për anëtar në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik. Vendimi do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni