Kreu Financa Ligji i pagave. Reagon ATK-ja

Ligji i pagave. Reagon ATK-ja

nga Kontabilisti

Sindikata e ATK-së ka shprehur shqetësimin e stafit të ATK-së lidhur me Projektligjin e Pagave, të cilin e konsideron tepër diskriminues dhe vrasës të motivit për punë për zyrtarët tatimor, raporton Gazeta Blic.

Përmes një komunikate për media, Sindikata e ATK e kundërshton plotësisht këtë projektligj të cilin e konsideron tepër diskriminues, aspak motivues dhe jopraktik, i cili është hartuar pa asnjë pikë transparence dhe kërkon që propozimet dhe komentet e dorëzuara nga ATK të merren parasysh.

Sindikata e ATK-së përmes këtij reagimi shpreh shqetësimin e stafit të Administratës Tatimore të Kosovës lidhur me Projektligjin e pagave, i cili është duke qarkulluar në media dhe portale të ndryshme, e të cilin e konsiderojmë tepër diskriminues dhe vrasës të motivit për punë për zyrtarët tatimor.

Sindikata e ATK-së e kundërshton këtë të ashtuquajtur projektligj i cili është hartuar pa kurrfarë transparence dhe në kundërshtim me të gjitha parimet duke rregulluar vetëm pozitat në disa institucione ndërsa duke diskriminuar të tjerat.

Edhe pse ATK, është njëri nga institucionet më të rëndësishme, i cili kontribuon në mbushjen e arkës së shtetit, në këtë projektligj nuk është trajtuar aspak si i tillë edhe nga kjo vërehet se projektligji është hartuar nga njerëzit të cilët nuk e kanë as idenë lidhur me rëndësinë e punës brenda Administratës Tatimore të Kosovës, kjo mund të dëshmohet edhe me faktin se ATK ka mbi 6 muaj që udhëhiqet nga Ushtrues Detyre për shkakun që ende nuk është bërë përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm.

Sindikata e ATK e kundërshton plotësisht këtë projektligj të cilin e konsideron tepër diskriminues, aspak motivues dhe jopraktik, i cili është hartuar pa asnjë pikë transparence dhe kërkon që propozimet dhe komentet e dorëzuara nga ATK të merren parasysh sepse janë tërësisht të bazuara dhe assesi të mos procedohet me tutje në formën si është paraqitur sepse dëmton rëndë stafin e ATK-së dhe kështu cenon sigurinë financiare të tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni