Kreu Ekonomi Lista e dokumenteve të cilat nevoiten për regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar

Lista e dokumenteve të cilat nevoiten për regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar

nga Flamur Berisha

Lista e dokumenteve shoqëruese për regjistrimin e Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K):

1. Plotësimi i formularit A0,

2. Marrëveshja e shoqërisë në bazë të Nenit 82.1 të Ligjit Nr. 06/L-016,

3. Statuti në bazë të nenit 33 të Ligjit Nr. 06/L-016,

4. Dokument identifikimi (letërnjoftim, pasaportë) kopje të pronarëve, përfaqësueseve të autorizuar të përfshirë në biznes,

5. Pëlqimin e përfaqësuesit të regjistruar në bazë të nenit 24.5 të Ligjit Nr. 06/L-016.

Afati për kryerjen e regjistrimit të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare në ARBK është 3 ditë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni