Kreu Ekonomi LIVE: Votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

LIVE: Votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

nga Flamur Berisha

Ka nisur të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Në seancë të pranishëm janë 93 deputetë.

Kjo seancë vjen pas pajtimit të Qeverisë Hoti me kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me këtë Projektligj.

Projektligji përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Trusti.

Lidhur me këtë, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës me anë të një njoftimi për media pati sqaruar se kur qytetarët mund të aplikojnë për t’i tërhequr kursimet e tyre nga ky institucion.

“Pas miratimit në lexim të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit”, thuhej në njoftimin e Trustit, përcjell Telegrafi.

Në dispozitat e këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ky do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftelegraficom%2Fvideos%2F210895003810618%2F&show_text=false&width=734&height=413&appId

Ju gjithashtu mund të pëlqeni