Kreu Ekonomi Masa 15 e Rimekembjes Ekonomike: Fillon aplikimi per grande per biznese

Masa 15 e Rimekembjes Ekonomike: Fillon aplikimi per grande per biznese

nga Flamur Berisha

• Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) hap njoftim lidhur me sesionin online informues në kuadër të skemës së granteve PZHRB 2021 dhe Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2021 – MASA 15, të cilat kanë për qëllim zhvillimin socio-ekonomi rajonal të balancuar.
• Pjesëmarrësit do kenë mundësinë të informohen rreth lansimit të skemës së granteve PZHRB 2021 dhe MASA 15 dhe për procedurat dhe kriteret e caktuara për aplikantët e interesuar.
• Sesioni online informues do jetë 2-ditor, ku pjesëmarrësit do kenë mundësinë të pranojnë njohuri teknike rreth plotësimit të dokumentacionit, kalimin me sukses te kontrollit administrativ, dhe plotësimin narrativ te projekt propozimit, vlerësimit përmbajtjesor dhe raportimit te realizimit te projektit.

MZHR hap njoftim për sesionin online informues në kuadër të skemës së granteve Programi Zhvillimor Rajonal i Balancuar 2021 (PZHRB 2021) dhe MASA 15, të cilat kanë për qëllim zhvillimin socio-ekonomi rajonal të balancuar.
Ky sesion informues synon t’iu ofron ndërmarrjeve vendore njohuri rreth lansimit të skemës së granteve PZHRB 2021 dhe procedurat dhe kriteret e caktuara për aplikantët e interesuar.
Sesioni informues do të përqendrohet në ketë shtylla kyçe:
• Hyrje dhe synimi i thirrjes;
• Shuma e granteve dhe ndarje e LOT-eve;
• Veprimet e kualifikueshme edhe sektorët;
• Investime e pranueshme dhe shpenzimet e papranueshme;
• Mënyra e aplikimit dhe afati;
• Përgatitja e dokumentacionit
• Përgatitja e projekt propozimit;
• Kriteret e vlerësimit.

Po ashtu, gjatë 2020 si dhe 2021, MZHR në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ofron trajnime në fusha te ndryshme të biznesit si menaxhim te financave, shitjes dhe marketingut digjital, për të mbështetur bizneset e vogla në tejkalimin e sfidave te menaxhimit dhe rimëkëmbjen e tyre. Andaj përfituesit si dhe bizneset tjera të interesuara, do ju ofrohet mundësia që të vijojnë trajnimet e ngjashme në të ardhmen të cilat do organizohen nga BERZH në bashkëpunim me MZHR.
Sesioni informues do jetë 1-ditor dhe do mbahet me 10 Mars, 2021. Sesioni informues për secilën thirrje do zgjas nga 4 orë, dhe do organizohet plotësisht online.
Për të marrë pjesë në këto sesione informuese, së shpejti do publikojmë linkun në faqen tonë, nga ku mund të kyçeni direkt me datë 10 Mars.

https://mzhr.rks-gov.net/page.aspx?id=1,35

https://mzhr.rks-gov.net/page.aspx?id=1,68

Ju gjithashtu mund të pëlqeni