Kreu Ekonomi Masat qe pritet ti miratoje Qeveria e Kosoves per luftimin e COVID-19

Masat qe pritet ti miratoje Qeveria e Kosoves per luftimin e COVID-19

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës pritet që sot t’i votojë masat e reja kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ja ka propozuar masat e reja që duhet marrë. Indeksonline ka arritur t’i sigurojë masat e propozuara, që po priten të votohen nga Qeveria e Kosovës.

Sa i përket gastronomisë, qendrave tregtare dhe hoteleritë, pritet të ndërmerren këto masa:

-Komunat me rrezik të ulët të infeksionit, nga 1 deri në 75 persona të infektuar në 100 mijë banorë brenda javës, që janë të kategorizuar me ngjryë të gjelbërt:

1.Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 19:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19

2.Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 19:00,përveç shërbimit” merr me vete” dhe“porosi me dërgesë”

Kurse, komunat me rrezikshmëri mesatare të infeksionit prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100 mijë banorë, të kategorizuar me ngjyrë të verdhë, janë ndërmarr këto masa:

1. Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 06:00 deri në ora 18:00, duke respektuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit Covid-19.

2. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 06:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim“merr me vete”dhe “porosi-dërgesë”.

Ndërsa, komunat me rrezik të lartë që nga mbi 150 të infektuar në 100 mijë banorë, janë të kategorizuar në zonën me ngjyrë të kuqe, do të merren këto masa:

1. Puna e gastronomisë ndalohet përveç shërbimit“mere me vete”, “porosi me dërgesë”dhe“shërbimit për mysafirë të hotelit”

2. Ndalohet veprimtaria e qendrave tregtare

3. Ndalohet shërbimi i tekstilit, teknikës së bardhë dhe të tjera në markete, me përjashtim të sektorit të produkteve ushqimore./Indeksonline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni