Kreu Ekonomi Mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës dhe 10 mijë biznese janë mbyllë në pandemi

Mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës dhe 10 mijë biznese janë mbyllë në pandemi

nga Flamur Berisha

Përveç në shëndetin publik, pa dyshim pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në rënien ekonomike në Kosovë, në mbylljen e mbi 10 mijë bizneseve dhe humbjen e mbi 50 mijë vendeve të punës.

Kështu është thënë sot në tryezën e organizuar nga Instituti për hulumtime sociale “Paragon” me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmërinë.

Fisnik Dukolli nga Instituti “Paragon” theksoi se në periudhën e pandemisë tash e një vit, ka pësuar cilësia në arsim, dhe tërë zinxhir ekonomik, me mbyllje të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës.

Florian Aliu menagjer i projektit gjatë prezantimit të hulumtimit të këtij Instituti theksoi se pandemia në tregun e punës ka ndikuar që të humbin vendet e punës 50 mijë punëtorë, ndërsa po ashtu në këtë periudhë 10 mijë biznese janë mbyllur.

Sipas Aliut edhe 150 mijë punëtor ende kanë vështirësi në paga.

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomisë së Kosovës, i cili tha se 64 përqind është rënia e të hyrave në gastronomi ose siç tha ai 20 milionë rënie të të hyrave në sektorin e gastronomisë.

Ai tha se 11 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës në gastronomisë.

I ftuar ishte edhe Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi mirëpo ai nuk mori pjesë,transmeton atvlive.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni