Kreu Ekonomi Mbikëqyrje, jo mbyllje per biznese!

Mbikëqyrje, jo mbyllje per biznese!

nga Flamur Berisha

Mbikëqyrja e respektimit të masave, si mbajtja e maskave, distanca fizike dhe mosgrumbullimi i njerëzve në hapësira të mbyllura, do të duhej të jenë masat për parandalimin e COVID-19 dhe jo mbyllja e ndonjë veprimtarie, thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu Ilir Tolaj.

Në Kosovë, në javën e fundit numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shënuar rritje. Vetëm nga fillimi i kësaj jave deri të enjten,janë shënuar 2.540 raste pozitive me sëmundjen COVID-19.

Tolaj thotë se kafiteritë e restorantet, të cilat po organizojnë ahengje me muzikë live, janë vendet ku po përhapet virusi.

Këto vende ku po grumbullohen njerëzit, shton ai, duhet të identifikohen dhe të mbikëqyren nga autoritetet kompetente.

“Masat restriktive vetëm e shtyjnë pandeminë dhe nuk krijojnë zgjidhje. E jona do të ishte që të lejojmë përhapjen e infeksionit në mënyrë graduale. Tjera është që autoritetet shëndetësore duhet të jenë më serioze, të korrigjojnë dështimin që e kanë bërë me vaksinat dhe të fillojë vaksinimi sa më shpejtë”, thotë Tolaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni