Kreu Ekonomi Mblidhet qeveria. Merr kete vendim urgjent te rendesishem

Mblidhet qeveria. Merr kete vendim urgjent te rendesishem

nga Kontabilisti

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim te thëngjillit për nevoja të prodhimit të energjisë elektrike.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, shkruan lajmi.net.

“Bazuar në Ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas plotësimit në tërësi të procedurave ligjore dhe në përputhje me urgjencën, ka propozuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës”, thuhet në Qeveri.

Pronat që preken nga ky vendim janë në zonat kadastrale të Hades, Shipitullës, Palajt, Leshkoshiqit dhe Sibovcit në Komunën e Obiliqit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni