Kreu Financa Mblidhet qeveria. Ndane 7.3 milion euro per keto kategori te punetoreve

Mblidhet qeveria. Ndane 7.3 milion euro per keto kategori te punetoreve

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen elektronike që ka mbajtur sot është marrë vendim për ndarjen e 7 milionë e 300 mijë eurove për shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit publik.

Ashtu siç ishte bërë e ditur më parë nga zyrtarët qeveritarë, shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik do të ndahen me pagat e muajit prill.

“Mjetet e ndara do të merren nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike” dhe ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

Qeveria në mbledhjen elektronike të zhvilluar sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar.

Sipas këtij vendimi ndahen mjete buxhetore në shumë prej 7.300.000,00€ (shtatë milionë e treqind mijë euro), për zbatimin e pikës 1.4 të Vendimit të Qeverisë Nr. 10/69, të datës 13.04.2022, si masë për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës, Masa 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Mjetet e ndara do të merren nga nën-programi “Programi i Ringjalljes Ekonomike” dhe ndahen për zbatimin e shtesës prej 100 Euro për punonjësit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit. /Lajmi.net/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni