Kreu Financa Mbushen mend Supermarketet. Ja sa kushton nje liter vaj sot!

Mbushen mend Supermarketet. Ja sa kushton nje liter vaj sot!

nga Kontabilisti

Nisja e aksioneve të Policisë, të iniciuara nga Prokuroria siç duket i ka mbushur mend marketet e Kosovës.

Lajmi.net ka vërejtur se në disa supermarkete të Prishtinës, ku dje ishte vendosur çmimi i vajit prej 3.49 euro, sot është rikthyer ai i vjetri, shkruan lajmi.net.

Tani, litri i vajit që dje kushtonte 3.49 euro, sot kushton 2,19 euro.

Megjithatë, ajo çka mbetet të diskutohet është se të gjitha llojet e vajit, qofshin ato vendore, nga Kroacia apo nga Serbia e kanë çmimin e njëjtë.

Ndryshe, Ministria mbrëmë konfirmoi se janë mbyllur dy depo të supermarketeve që dyshohet se kanë abuzuar me çmimin e vajit. /Lajmi.net/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni