Kreu Biznes Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00, përveç ‘take away’

Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00, përveç ‘take away’

nga Flamur Berisha

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për kufizimin e ri të bizneseve të gastronomisë pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19. Hoti në një konferencë për medie, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, theksoi se të gjitha lokalet do të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Ai ka shtuar puna do të lejohet vetëm për ato biznese që punojnë në hapësira të hapura dhe ato “take away”, apo “merre me vete”.

“Sa i përket bizneseve, mbyllen të gjitha bizneset e gastronomisë duke filluar nga ora 21:00 deri në 05:00 në mëngjes. Jashtë këtij kufizimi, lejohet puna vetëm për hapësirat e hapura dhe ajo që duhet ‘take away’, apo ‘merre me vete’”, tha Hoti, përcjell Telegrafi. Ai ka njoftuar se do të kufizohet lëvizja nëpër qytetet me më shumë raste me COVID-19. Po ashtu, Hoti ka thënë se brenda javës do të shtohen kapacitetet e testimit për COVID-19 edhe në klinikat private.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni