Kreu Ekonomi Me 29 prill afati i fundit per aplikim ne Ministrine e Financave!

Me 29 prill afati i fundit per aplikim ne Ministrine e Financave!

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave njofton se më 29 prill 2021 do të mbahet ankandi i gjashtë i Letrave me vlerë, për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni