Kreu Financa Më në fund behet zyrtare: Ministri Zveçla tregon se kur do te procedohet për miratim Ligji për Pagat

Më në fund behet zyrtare: Ministri Zveçla tregon se kur do te procedohet për miratim Ligji për Pagat

nga Kontabilisti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Ligji për Pagat do të procedohet për miratim në muajin mars.

Sveçla në Kuvendin e Kosovës ka thënë se janë eliminuar vërejtjet nga Gjykata Kushtetuese.

“Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë – në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë ai duke shtuar se me ligjin që planifikohet të miratohet “do të ketë sistem të mirëfilltë, afatgjate, të zbatueshme e funksionale të pagave dhe shpërblimeve”.

Sveçla ka thënë se MPB-ja po punon me Ministrinë e Financave për të caktuar koeficientin për të pasur barazi në sektorin publik.

Ai ka paralajmëruar hapjen e debatit publik në muajin shkurt./arbresh.info/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni