Kreu Ekonomi Me rastin e pagesës së Dividentës, a ka detyrime tatimore për pagesen nëse aksionari është jo-rezident.

Me rastin e pagesës së Dividentës, a ka detyrime tatimore për pagesen nëse aksionari është jo-rezident.

nga Flamur Berisha

Bazuar në nenin 2, paragrafin 1.4 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, me “ Dividendë” nënkuptojmë sikurse në vijim, citojmë:

“1.4. Dividendë – shpërndarje e bere nga një kompani për një aksionar, si vijon :

1.4.1 në para të gatshme ose aksione në bazë të pjesës së interesit të aksionarit në kompani, dhe

1.4.2 pronë tjetër, pos parave të gatshme ose e aksioneve, përveç nëse shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit.”

Bazuar në nenin 7, paragrafin 2 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, si të ardhura të liruara përveç tjerash përfshihen edhe si në vijim, citojmë: “Dividenta e paguar apo e pranuar për personin rezident dhe jorezident;”

Bazuar në arsyetimin ligjor të dhënë më sipër, ligji e definon “Dividendën” si shpërndarje të bërë nga kompania për aksionarët e saj, prandaj si e tillë ajo është e liruar nga tatimi. Kështu që, Bordi i drejtorëve nëse është i autorizuar, mund të bëjë shpërndarjen e dividendës për aksionarët e kompanisë në pajtueshmëri me rregullat e përcaktuara përmes Ligjit Nr.06/L-016 për Shoqëritë Tregtare në Kosovë. Shpërndarja e dividendës bëhet pas përpilimit të pasqyrave financiare.  Dividendët mund t’i paguhen aksionarëve nga fitimi neto ose nga fitimi i ruajtur nga vitet e  kaluara, prej të cilit janë zbritur humbjet nga vitet e kaluara, në bazë të raportit vjetor të miratuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni