Kreu Financa Ministri i Financave prezanton te arriturat e vendit brenda vitit 2021

Ministri i Financave prezanton te arriturat e vendit brenda vitit 2021

nga Kontabilisti

𝗠𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶 𝗠𝘂𝗿𝗮𝘁𝗶 𝗺𝗯𝗮𝗻𝗲̈ 𝗸𝗼𝗻𝗳𝗲𝗿𝗲𝗻𝗰𝗲̈𝗻 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝘃𝗶𝘁𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮

Prishtinë – 31 dhjetor 2021
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka mbajtur sot konferencën e fundvitit ku ka prezantuar punën e Ministrisë gjatë vitit 2021.

Gjatë konferencës, Murati deklaroi që me të marrë detyrën, MFPT ishte në një situatë kaotike me shumë borxhe të trashëguara dhe kontrata të dëmshme. Për të dalur nga kjo situatë, është dashur që së pari të bëhet skanimi i gjendjes, të identifikohen shkeljet dhe më pas këto shkelje të përcillen tek organet e rendit.

Situata globale pandemike, inflacioni dhe kriza energjetike u konsideruan nga Ministri Murati si tri krizat me të cilat po përballet Qeveria. Si rezultat, MFPT në vazhdimësi ka qenë në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave, barnave esenciale dhe ndihmën ndaj punëtorëve shëndetësor, por gjithashtu edhe zbatimin e masave për të përballuar situatën pandemike në mënyrën më të lehtë të mundshme. Më tutje, për ti bërë ballë fenomenit global të inflacionit ishin zbatimi i pensioneve shtesë në vlerë 100 euro për muajin nëntor, si dhe dyfishimi i skemave sociale për muajt nëntor dhe dhjetor. Sa i përket krizës energjetike, Qeveria ka ndërhyrë me dy vendime të ndryshme në vlerë 40 milionë euro duke shtuar kështu likuiditetin e nevojshëm për ta adresuar nevojën e lartë për import.

Pavarësisht të gjitha sfidave, gjatë këtij viti vendi ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike, e cila deri në fund të vitit pritet të ketë rritje reale prej 10%. Kjo rritje ekonomike reflektohet edhe me rritjen e qarkullimit të bizneseve e ku në krahasim me vitin 2020 është 33%, ndërsa në krahasim me vitin 2019 është 23%. Rritja ekonomike gjithashtu ka ndikuar edhe në hapjen e vendeve të reja të punës ku në krahasim me periudhën shtator 2020 janë krijuar mbi 24 mijë vende të reja pune, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kemi rritje prej afro 45 mijë vende pune.

Në fund, Ministri Murati theksoi se gjatë vitit të ardhshëm Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve e presin shumë sfida, siç janë reforma e sistemit social e pensional, si dhe zbatimi i projekteve të shumta zhvillimore të cilat drejtpërdrejtë përkojnë me Planin Qeverisës 2021-2024.


Ministar Murati održava konferenciju kraja godine za medije

Priština, 31. decembar 2021.god.
Ministar finansija, rada i transfera Hekuran Murati održao je danas konferenciju kraja godine na kojoj je predstavio rad Ministarstva tokom 2021. godine.

Tokom konferencije, Murati je naveo da po preuzimanju dužnosti MFRT bilo u haotičnoj situaciji sa mnogo nasleđenih dugova i štetnih ugovora. Da bi se izašlo iz ove situacije, bilo je potrebno prvo skenirati situaciju, identifikovati prekršaje, a zatim ove prekršaje proslediti organima za sprovođenje zakona.

Globalnu pandemijsku situaciju, inflaciju i energetsku krizu ministar Murati je ocenio kao tri krize sa kojima se Vlada suočava. Kao rezultat toga, MFRT je u kontinuitetu podržavalo Ministarstvo zdravstva u obezbeđivanju vakcina, esencijalnih lekova i pomoći zdravstvenim radnicima, kao i u sprovođenju mera za rešavanje pandemijske situacije na najlakši mogući način. Dalje, za suočavanje sa globalnim fenomenom inflacije bila je primena dodatnih penzija u iznosu od 100 evra za novembar, kao i udvostručenje socijalnih šema za novembar i decembar. U vezi sa energetskom krizom, Vlada je intervenisala sa dve različite odluke u vrednosti od 40 miliona evra, čime je povećala likvidnost potrebnu za adresiranje velikih potreba za uvozom.

Uprkos svim izazovima, tokom ove godine zemlja je zabeležila najveći ekonomski rast, za koju se do kraja godine očekuje realni rast od 10%. Ovaj ekonomski rast se ogleda i u povećanju prometa biznisa, gde je u odnosu na 2020. godinu 33%, dok je u odnosu na 2019. godinu 23%. Ekonomski rast je uticao i na otvaranje novih radnih mesta gde je u odnosu na period septembar 2020. godine otvoreno preko 24 hiljade novih radnih mesta, dok u odnosu na isti period 2019. godine imamo povećanje od oko 45 hiljada radnih mesta.

Na kraju, ministar Murati je naglasio da se očekuje da se tokom naredne godine Ministarstvo finansija, rada i transfera suočava sa brojnim izazovima, kao što su reforma socijalnog i penzionog sistema, kao i sprovođenje brojnih razvojnih projekata koji se direktno poklapaju sa planom Vlade 2021-2024 .

Ju gjithashtu mund të pëlqeni