Kreu Financa Ministri i Financave tregon në detaje si do të bëhet aplikimi për shtesa nga 100 euro per punetorë

Ministri i Financave tregon në detaje si do të bëhet aplikimi për shtesa nga 100 euro per punetorë

nga Kontabilisti

“Pagat në sektorin publik do të dalin në fund të muajit. Pra edhe pagat e sektorit publik do të jenë me këtë shtesë, pasi i kemi të dhënat dhe llogaritë bankare”, shtoi ai në ATV.

Ministri i Financave ka thënë se dallon kompensimi për studentët dhe sektorin privat.

“Për sektorin privat dhe studentët para se të behet pagesa do të duhet t’i kemi llogaritë bankare. Do të duhet të bëhet një proces i aplikimit përmes plotësimit të formularëve”.

Murati thotë se janë disa kritere për t’u përfituar kjo shumë.

“Personi që përfiton duhet të ketë pagën më të vogël se 1 mijë euro. Një person nëse i takon të përfitoj në dy skema ai kompensohet vetëm një herë”.

“Kompensimi në sektorin privat do të bëhet përmes ATK-së siç ka ndodhur edhe në të kaluarën me ratin e pakove tjera të Ringjalljes Ekonomike. Për studentët me shumë gjasë do të shkojmë përmes portalit e-kosova pasi ka ndërlidhje me regjistrin civil”.

Ministri thotë se do të përfitojnë të gjithë studentët pavarësisht i takojnë sektorit privat apo publik dhe s’ka rëndësi nëse janë në studime bachelor, master apo doktoraturë./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni