Kreu Biznes Ministri i Financave tregon se kur do te shperndahen parate e Pakos se re te rimekembjes ekonomike

Ministri i Financave tregon se kur do te shperndahen parate e Pakos se re te rimekembjes ekonomike

nga Flamur Berisha

gjatë konferencës për media, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati prezantoi Pakon e Ringjalljes Ekonomike, e cila kap vlerën prej 420 milionë euro.

Mjetet e ndara nga buxheti për financimin e kësaj pakoje janë 190 milionë euro, ndërsa 230 milionë euro vijnë nga huamarrja.

Lidhur me këtë, Ministri Murati nënvizoi se “Kjo pako ka potencial të mobilizojë edhe rreth 700 milionë euro të tjera, pra në total 1.1 miliardë euro investime dhe shpenzime nga buxheti i shtetit por edhe grante, kapital privat, dhe mobilizim të mjeteve nga sektori financiar.”

Kjo pako pritet te shperndahen dhe te vihet ne funksion gjate rishikimit te buxhetit ne pjesen e dyt te vitit ne kuvend.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni