Kreu Financa Ministri i Financave tregon se me cilen datë do te shpërndahen shtesat nga 100 euro

Ministri i Financave tregon se me cilen datë do te shpërndahen shtesat nga 100 euro

nga Kontabilisti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti njoftoi se kanë marrë vendim që t’i ndajnë nga 100 euro shtesë për pensionistët, punëtorët e sektorit publik e privat, studentet dhe për personat që janë në asistencë sociale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se 100 euroshi për pensionistët pritet të shpërndahet në fund të kësaj jave ndërsa për punëtorët e sektorit publik në fund të muajit.

Murati tha se për studentët dhe punëtorët e sektorit privat, pritet të hapet një proces i aplikimit në ditët në vazhdim që do të merr më shumë kohë.

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët, ata do ta marrin këtë shtesë me pensionin e radhës që do të jetë në fund të kësaj jave, ndërsa punëtorët e sektorit publik do ta marrin në fund të muajit si dhe për skemat sociale do ta marrin me afatin e rregullt. Gjatë ditëve në vijim do të hapet procesi i aplikimit për punëtorët e sektorit privat dhe studentet sepse duhet t’i marrim të dhënat nga ta. Për t’u përmbushur e tërë pakoja e mbështetjes, na duhet që t’i kemi edhe disa ndryshime ligjore, është marrëveshja me Bankën Botërore për zgjerimin e skemës sociale, është Ligji për pagën minimale dhe Ligji për rishikimin e Buxhetit që na mundëson që t’i kemi këto mjete shtesë, për këtë mbështetje shtesë në kuadër të pagës. Ligji për pagën minimale, përveç që rrit pagën, ofron edhe rritje të pagës neto për të gjithë punonjësi”, tha ai.

Murati u bëri thirrje punëdhënëseve të sektorit privat që të shqyrtojnë mundësinë e mbështetjes dhe rritjes së pagave për punëtorët e tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni