Kreu Ekonomi Ministri i Financave prezanton marveshjen e re ne vlere 25 milion euro

Ministri i Financave prezanton marveshjen e re ne vlere 25 milion euro

nga Kontabilisti

Në Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere sot prezantova marrëveshjen me Bankën Botërore për Projektin e Resurseve Ujore – FLOWS, në vlerë prej 25 milionë euro, i cili parasheh investime në këtë fushë në zonën e Anamoravës dhe pjesët tjera të vendit për të siguruar furnizimin me ujë.

Në Qeveri ndërkaq u procedua kërkesa për autorizim për nënshkrim, që mundëson nënshkrimin e marrëveshjes me KfW për të financuar investime në rrjetin e transmisionit të KOSTT, në vlerë prej 25.5 milionë euro.

Në këtë mbledhje poashtu u miratuan kursime/transferime në vlerë prej 37 milionë euro, që mundësojnë investime në infrastrukturë, siguri, arsim, kulturë, e fusha tjera të nevojshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni