Kreu Ekonomi Ministri Murati tregon se kur do te shperndahen paratë për fëmijët dhe mbështetja për lehonat

Ministri Murati tregon se kur do te shperndahen paratë për fëmijët dhe mbështetja për lehonat

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se duke filluar nga ky vit do të nis shpërndarja e shtesave për fëmijët dhe mbështetja për lehonat të parapara në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVDID-19.

Sipas Muratit, mjetet tashmë janë siguruar.

“Duke filluar nga ky vit, diçka që është planifikuar në vitin e ardhshëm por për shkak të performancës më të mirë buxhetore, ku është siguruar kjo shumë, mund të fillojmë ta zbatojmë edhe para datës që ishte planifikuar. Nga ky vit do të fillojmë me moshat 0-2 vjeç, ku çdo gjashtë muaj do të kemi shtesë të viteve të fëmijëve, duke arritur në vitin 2023 kur përmbushet mosha 16-vjecare”, ka njoftuar Murati, përcjell Telegrafi

Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj 12 milionë euro në kuadër të masës 3 – mbështetja e familjes, për masën 3.5 që parasheh pagesa për lehonat dhe shtesat për fëmijë janë ndarë 7 milionë euro.

Ndarjen e mjeteve për lehonat dhe shtesat e fëmijëve, Qeveria kishte planifikuar që ta bëjë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni