Kreu Financa Ministria e Arsimit shpall konkurs per bursa per studentë

Ministria e Arsimit shpall konkurs per bursa per studentë

nga Flamur Berisha

Vazhdon përkrahja e MASHTI për studentët Me qëllim të përkrahjes së studentëve të niveleve të ndryshme, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke vazhduar me shpallje të konkurseve për bursa.Kësaj radhe, kemi shpallur konkurs për ndarjen e bursave të doktoratës.

Ftoj studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë bazuar në Listën e Shanghait, që të aplikojnë për përfitimin e një granti të doktoratës në vlerë vjetore prej 7500 eurosh.

Ky konkurs vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh promovimin e barazisë gjinore, etnike, fetare dhe racore. Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 22 tetor 2021 nga dita e sotme.Detajet më të hollësishme rreth këtij konkursi, mund t’i gjeni në këtë link:

https://masht.rks-gov.net/…/konkursi-per-bursa-te…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni