Kreu Biznes Ministria e Bujqesise ndanë 1.3 milion euro. Ja kush perfiton!

Ministria e Bujqesise ndanë 1.3 milion euro. Ja kush perfiton!

nga Flamur Berisha

Ministri i Bujqesise deklaron ne facebook:

Sot bashkë me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës z. Ekrem Sadiku vizituam fermerët e fshatrave Vidimriq, Çabër dhe Koshtovë të komunës së Mitrovicës dhe Zubim Potokut. Dëmi nga breshëri fatkeqsisht ishte shumë i madhë.
Ne si Ministri e Bujqësisë po punojmë që të hartojmë politika të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla, gjithashtu po angazhohemi që në një të ardhme të afërt t’i përfshijmë sigurimet bujqësore për shumicën e kulturave bujqësore.
Në mbledhjet e radhës së Qeverisë, kam proceduar si pikë të rendit të ditës kompenzimin e dëmëve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni