Kreu Ekonomi Ministria e Ekonomise do te shperndaje 8 milion euro per kete kategori te bizneseve

Ministria e Ekonomise do te shperndaje 8 milion euro per kete kategori te bizneseve

nga Flamur Berisha

Me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë nr. 06/58 të datës 14.01.2021.

Me këtë ndryshim pika 1.14, Masa 14, riformulohet duke përcaktuar se në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën programin  Ndërmarrësia, do të ndahen 8 milionë euro për subvencionimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë.

Ndërsa pas pikës 1.16 shtohet si pikë 1.17, masa e 17, sipas të cilës mjetet me vlerë prej 8 milion eurove nga pika 1.14 do të mbeten të paalokuara te Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike dhe do të ndahen sipas nevojës për mbulimin e kërkesave të natyrës së pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni