Kreu Ekonomi Ministria e Ekonomisë do ti mbeshtesë financiarisht keto ndermarrje!

Ministria e Ekonomisë do ti mbeshtesë financiarisht keto ndermarrje!

nga Flamur Berisha

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, sot ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, me Trainkos-in dhe Uniteti-n. 

Kryeshefat e ndërmarrjeve, Gelor Shala i Trainkos-it dhe Gazmend Morina i Uniteti-t, e kanë njoftuar Ministrin Nitaj për afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo ministri, ku thuhet se kryeshefi i Kompanisë së Pastrimit nga Mitrovica, Gazmend Morina po ashtu e njoftoi Nitajn për vështirësitë që kanë punëtorët në kryerjen e punëve, si pasojë e teknikës së vjetërsuar me të cilën punojnë dhe borxhet që ka ndërmarrja ndaj ATK-së, të trashëguara ndër vite.

“Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për Infrakos-in dhe Ngrohtoren e Qytetit  “Gjakovë”,  ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në kategorinë ekonomike “Subvencion dhe Transfere””, thuhet në komunikatë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni