Kreu Biznes Ministria e Ekonomisë me apel për marketet (shiko ketu)

Ministria e Ekonomisë me apel për marketet (shiko ketu)

nga Kontabilisti

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes rrjeteve sociale ka bërë apel deri tek marketet që të mos rrisin e çmimin e bukës më tepër se 27 denarë, përcjell TV21. Bekteshi thotë se disa prej marketeve tashmë kanë marrë vendim që çmimi i bukës të mbahet në çmimin prej 25 deri 27 denarë.

“Në këtë krizë globale, disa nga marketet në vend kanë vendosur që të mos e rrisin çmimin e bukës dhe ai mbetet nga 25-27 denarë. U bëj apel edhe marketeve të tjera që të ndjekin këtë shembull në kohë krize për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve. Ndërsa, Qeveria po përgatit masa për të zbutur krizën”, deklaroi mes tjerash Bekteshi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni