Kreu Ekonomi Ministria e Ekonomise me kerkese te veqante per keto biznese

Ministria e Ekonomise me kerkese te veqante per keto biznese

nga Flamur Berisha

Ministri e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka kërkuar nga Bordi i Infrakos-it që ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, me arsyetim se në proces të përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit, por ata këtë çështje e kanë bërë akt të kryer, me çka kanë bërë shkelje.

Deklarata e plotë e Ministrit Nitaj:

Si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit nuk kam pranuar që të procedoj me rinominimin e bordeve të përkohshme, në kohën kur veç procesi i zgjedhjes së bordeve të rregullta është në fazën përfundimtare!

Edhe për ato ndërmarrje ku ka përfunduar procesi i intervistimit dhe poentimit, siç është rasti me Bordin e Telekomit, përzgjedhjen dhe emërimin e tij ia kemi lënë Qeverisë së ardhshme.

E kam vlerësuar se zgjedhja e bordeve të reja duhet të jetë në diskrecionin e Qeverisë së re. Por kjo nuk nënkupton që bordet e përkohshme që janë në ditët e fundit të tyre, mund të bëjnë përzgjedhjen e ngutshme të kryeshefave ekzekutivë të ndërmarrjeve publike, madje edhe duke shkelur rregullat e konkursit, e shpesh edhe në kundërshtim me ligjin, siç ka ndodhur me kryeshefin ekzekutiv të Infrakos-it.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni