Kreu Ekonomi Ministria e Financave: Ata që nuk kanë përfituar nga 290 euro mund të parashtrojnë ankesë deri më 16 mars!

Ministria e Financave: Ata që nuk kanë përfituar nga 290 euro mund të parashtrojnë ankesë deri më 16 mars!

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave njofton se të gjithë ata tatimpagues që nuk kanë përfituar nga subvencionimi i pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes mund të parashtrojnë ankesë.

Sipas MF-së, ankesa mund të bëhet e duke filluar nga sot e që vazhdon deri më 16 mars, për tatimpaguesit të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar nga ky subvencionim.

“Në vijim të njoftimit të Komisionit të Ankesave, të publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Financave, të datës 26.01.2021, Komisioni i Ankesave njofton tatimpaguesit se Vendimi 03/59 i Qeverisë së Kosovës, me ndarje buxhetore prej 6.5 milionë, si vazhdimësi e Vendimit 10/33 me ndarje buxhetore prej 60 milionë euro është ekzekutuar. Tatimpaguesit të cilët vlerësojnë se i plotësojnë kriteret dhe nuk kanë përfituar subvencionim, mund të parashtrojnë ankesë në postën elektronike ankesa.mf@rks-gov.net, duke filluar nga sot deri me datën 16.03.2021. Ankesa duhet të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

MF-ja thotë se, vetëm ankesat e parashtruara nga data 01.02.2021 e tutje do të shqyrtohen.

“Në kuptim të njoftimit të Komisionit të Ankesave të datës 26.01.2021, vetëm ankesat e dorëzuara nga sot e tutje do të merren në shqyrtim. Po ashtu, vetëm ankesat lidhur me subvencionimin e linjës së pagave në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, të parashtruara nga data 01.02.2021 e tutje do të shqyrtohen, në përputhje me mandatin e Komisionit të Ankesave”, përfundon njoftimi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni