Kreu Biznes Ministria e Financave emeton 10 milion euro

Ministria e Financave emeton 10 milion euro

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19 korrik 2021 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro, përcjell Telegrafi.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website