Kreu Ekonomi Ministria e Financave gabimisht transferon paga deri ne 2000 euro. Tregojne veprimet qe do ti ndermarrin!

Ministria e Financave gabimisht transferon paga deri ne 2000 euro. Tregojne veprimet qe do ti ndermarrin!

nga Flamur Berisha

Në pagën e muajit shkurt, disa kadetëve të ri të Policisë së Kosovës iu kanë dal më shumë para në xhirollogari. Sipas disa kadetëve, ata në llogaritë e tyre bankare kanë pranuar deri në 2,000 euro sesa paga e paraparë prej rreth 280 euro.

Lidhur me këtë, Ministria e Financave thotë se për shkaqe teknike, te disa kadetë të ri koeficienti i pagës iu është llogaritur më e lartë.

Drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili ka thënë për Telegrafin se, me pagën e muajit mars do të bëhen barazimet në pagë.

“Njoftojmë se për shkaqe teknike, te disa policë të ri (kadet), që kanë hyrë për herën e parë në listë, grada ju është aplikuar jo e duhur, dhe për rrjedhojë ka dalë koeficienti më lart. Kjo është evituar menjëherë, dhe me pagën e muajit mars bëhen barazimet në pagë dhe vazhdon normalisht procesi”, tha Ahmeti.

Ai shton se, kadetët janë në listë të pagave dhe se sipas tij një barazim i tillë ndodh çdoherë.

“Këtu s’kemi të bëjmë me ndonjë problem meqë ata janë në listë të pagave dhe një barazim i tillë ndodh çdoherë, në këtë rast në bashkëpunim me administratës se policisë. Janë aspekte teknike pa pasoja ligjore as financiare”, përfundon Ismaili.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni