Kreu Ekonomi Ministria e financave me njoftim për bizneset që nuk i kanë marrur 290 eurot e rimekëmbjes!

Ministria e financave me njoftim për bizneset që nuk i kanë marrur 290 eurot e rimekëmbjes!

nga Flamur Berisha

Komisioni i Ankesave do të pres ekzekutimin e mjeteve buxhetore prej 6.5 milionë euro, sipas vendimit nr. 03/59. Për ekzekutimin e plotë të mjeteve buxhetore në kuadër të këtij vendimi do të njoftoheni me një njoftim të veçantë përmes uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Financave.

Pas ekzekutimit të plotë të mjeteve buxhetore sipas vendimit nr. 03/59, nëse vlerësoni se i plotësoni kriteret dhe nuk jeni përfitues i subvencionit, mund ta dërgoni ankesën tuaj në adresën: ankesa.mf@rks-gov.net, brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e nxjerrjes së njoftimit të veçantë lidhur me ekzekutimin e plotë të mjeteve buxhetore.

Ankesa duhet domosdoshmërisht të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni