Kreu Ekonomi Ministria e Financave me njoftim për subvencionimin e pagave për bizneset aktive

Ministria e Financave me njoftim për subvencionimin e pagave për bizneset aktive

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave njofton se ka themeluar Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave, lidhur me subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive në shumë prej 290 euro, bazuar në numrin e të punësuarve.

“Referuar vendimit Nr. 10/33 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive në shumë prej 290 euro, bazuar në numrin e të punësuarve, MF njofton se është themeluar Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave.

Ankesat e juaja mund t’i adresoni tek ky Komision në e-mail adresën: ankesa.mf@rks-gov.net.

Pas shqyrtimit të ankesave tuaja, ju do të merrni përgjigje zyrtare në e-mailin që e keni lënë si kontakt në ankesën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni