Kreu Ekonomi Ministria e Financave me njoftim te ri rreth pagesave per kete kategori te punetoreve (02.03.2021)

Ministria e Financave me njoftim te ri rreth pagesave per kete kategori te punetoreve (02.03.2021)

nga Flamur Berisha

𝐁𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟏𝟎𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐨𝐫

Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Republikën e Kosovës.

Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni