Kreu Ekonomi Ministria e Financave: nëse nuk jeni perfitues nga fondi prej 6.5 milion euro. Ankohuni ketu!

Ministria e Financave: nëse nuk jeni perfitues nga fondi prej 6.5 milion euro. Ankohuni ketu!

nga Flamur Berisha

Duke marrë parasysh se në kuadër të vendimit nr. 10/33 një numër biznesesh kanë mbetur pa përfituar nga kjo masë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 03/59, ku janë ndarë mjetet buxhetore prej gjashtë milionë e pesë qind mijë euro (6,500,000.00 €) për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarve, si vazhdimësi e vendimit nr. 10/33 të datës 28 shtator 2020, ndryshuar dhe plotësuar.
Rrjedhimisht, Komisioni i Ankesave vlerëson se një pjesë e konsiderueshme e ankesave të tatimpaguesve që nuk kanë përfituar nga vendimi nr. 10/33, i ndryshuar dhe plotësuar, por edhe të atyre që nuk kanë parashtruar ende ankesë do të subvencionohen nga vendimi nr. 03/59, me kusht që i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Andaj, Komisioni i Ankesave do të pres ekzekutimin e mjeteve buxhetore prej 6.5 milionë euro, sipas vendimit nr. 03/59. Për ekzekutimin e plotë të mjeteve buxhetore në kuadër të këtij vendimi do të njoftoheni me një njoftim të veçantë përmes uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Financave.

Pas ekzekutimit të plotë të mjeteve buxhetore sipas vendimit nr. 03/59, nëse vlerësoni se i plotësoni kriteret dhe nuk jeni përfitues i subvencionit, mund ta dërgoni ankesën tuaj në adresën: ankesa.mf@rks-gov.net, brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e nxjerrjes së njoftimit të veçantë lidhur me ekzekutimin e plotë të mjeteve buxhetore. Ankesa duhet domosdoshmërisht të përmbajë numrin unik identifikues të tatimpaguesit apo në rast se tatimpaguesi nuk posedon numrin unik identifikues, duhet të përmbajë numrin fiskal.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni