Kreu Financa Ministria e Financave prezanton datat e pagesave per lehona, skema sociale dhe veteran

Ministria e Financave prezanton datat e pagesave per lehona, skema sociale dhe veteran

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton përfituesit e skemave pensionale dhe sociale se datat për pagesa janë si në vijim:

📌 Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji
📌 Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji
📌 Skemat sociale: data 30 e çdo muaji
📌 Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji
📌 Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji

Aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë.

Pensionet për veteranë do të ekzekutohen ndryshe nga pensionet e rregullta për shkak të verifikimit të statusit të punësimit me Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjithashtu, qytetarët duhet të kenë parasysh se nëse data e paraparë sipas këtij udhëzuesi është ditë vikendi apo pushimi zyrtar, pagesat do të ekzekutohen në ditën vijuese të punës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni