Kreu Ekonomi Ministria e Financave tregon në detaje se kush perfitoj nga fondi prej 6.5 milion euro

Ministria e Financave tregon në detaje se kush perfitoj nga fondi prej 6.5 milion euro

nga Flamur Berisha

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar tatimpagues,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi filluar ekzekutimin e pagesave për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarit, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 21 janar 2021.

Sot gjatë ditës janë ekzekutuar 4,5 milionë euro ku kanë përfituar 13,294 biznese me gjithsej 15,612 të punësuar.

Masa për të vetëpunësuarit përfshin gjithsej 6.5 milionë euro.
Nga kjo masë do të përfitojnë 19,826 biznese me 22,222 të punësuar.

Zbatimi i Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 po vazhdon me sukses.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni