Kreu Ekonomi Ministria e Financave tregon nëse do të dalin pensionet për Bajram

Ministria e Financave tregon nëse do të dalin pensionet për Bajram

nga Flamur Berisha

Pas dy ditësh besimtarët mysliman në gjithë botën festojnë “Fitër Bajramin”.

Kjo festë vjen pas muajit të Ramazanit ku besimtarët agjërojnë dhe i luten Zotit.

Rëndomtë për nderë të festave, pensionet dhe skemat e tjera sociale përgjatë festave janë ekzekutuar edhe më herët.

Por këtë herë nga Ministria e Financave kanë thënë se pensionistët dhe përfituesit e tjerë duhet të presin afatin e zakonshëm pra datën 24 prill.

“Pensionet dhe skemat tjera sociale procedohen në afatin e zakonshëm”, thuhet në përgjigjen e MF-së për Front Online.

Festa e Fitër Bajramit vjen pas muajit të Ramazanit ku besimtarët agjërojnë dhe i luten Zotit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni