Kreu Ekonomi Ministria e Financave tregonë se kur do të bëhet ekzekutimi i pjesës së dytë të pagesave per këtë kategori te punetoreve

Ministria e Financave tregonë se kur do të bëhet ekzekutimi i pjesës së dytë të pagesave per këtë kategori te punetoreve

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave ka njoftuar se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesave shtesë në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të Kosovës.

Sipas njoftimit të MF-së, ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj të këtij viti nga i njëjti burim.

“Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni