Kreu Ekonomi Ministria e Tregtise thirrje bizneseve. Aplikoni këtu!

Ministria e Tregtise thirrje bizneseve. Aplikoni këtu!

nga Flamur Berisha

Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Program)Hapet mundësia për përfitim nga Programi i Tregut të Përbashkët (EU Single Market Program), me financim nga Bashkimi Evropian.

Nga tani kompanitë kosovare përfshirë edhe shoqatat e bizneseve mund të aplikojnë në thirrjet e hapura nga Programi i Tregut të Përbashkët.Single Market Program apo Programi për Treg të Përbashkët Evropian, i cili synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (SME), mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar.

Programi i Tregut të Përbashkët do të mbështesë sektorët e sipërpërmendur me një buxhet prej 4.2 miliardë euro për periudhën 2021-2027.MINT ditëve në vijim do të ofrojë informim shtesë lidhur me procesin e aplikimit.Linku: https://ec.europa.eu/growth/single-market_en

Ju gjithashtu mund të pëlqeni