Kreu Ekonomi Ministrise së Ekonomise i kërkohet mbeshtetje financiare për këtë kategori te bizneseve

Ministrise së Ekonomise i kërkohet mbeshtetje financiare për këtë kategori te bizneseve

nga Flamur Berisha

Asociacioni i kompanive të Menaxhimit të Mbeturinave (PAMKOS) me pjesëmarrje të kryeshefave ekzekutivë të ndërmarrjeve regjionale të mbeturinave kanë zhvilluar takim të përbashkët me ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambjentit, Muharrem Nitaj, takim ky në të cilin janë paraqitur sfidat me të cilat përballen këto kompani.

Gjatë takimit të zhvilluar ministri Nitaj është njoftuar me vështirësitë me të cilat po përballen Kompanitë Regjionale të Mbeturinave (KRM) dhe Kompania e Menaxhimit të Mbeturinave e Kosovës (KMDK), si rezultat i gjendjes së krijuar prej të hyrave të vitit 2020 si rrjedhojë e situatës ekonomike të krijuar nga pandemia, borxheve të akumuluara ndaj ATK dhe mosinkasimit të borxheve totale prej anës së qytetarëve që kanë kundrejt kompanive dhe që arrijnë vlera mbi dhjetëra milion euro. 

Këto probleme me të cilat përballen kompanitë e menaxhimit të mbeturinave janë dukendikuar drejtpërsëdrejti në qëndrueshmërinë financiare të këtyrekompanive si dhe në kushtet e operimit nëpër kompani; referuar flotës skajshmërisht të amortizuar me të cilat ofrojnë shërbimin për qytetarë, kushte jo të mira të punës, mungesë të objekteve operative etj.

Në takim u kërkua rishikimi i mundësisë së mbështetjes financiare për të gjitha kompanitë e menaxhimit të mbeturinave në nivel vendi duke synuar në tejkalimin e sfidave financiare nëpër këto kompani, sfida këto që afektojnë drejtpërsëdrejti në ndikim në mjedis, mirëqenien e qytetarëve dhe parandalimin e epidemive.

Njëherësh, PAMKOS u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë për të gjitha projektet kapitale në vend dhe në veçanti për ato që si bazë investimi I kanë fondet ndërkombëtare dhe për këtë do të jetë gjithmonë zëri i menaxhimit të mbeturinave dhe ambjentit, i cili qartazi synon të ofrojë shërbime profesionale në menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.

Asociacionit “PAMKOS”, është shoqatë që përfaqëson kompanitë për menaxhimin e mbeturinave të Kosovës  dhe në të cilin bëjnë pjesë KRM “Pastrimi” Sh.a Prishtinë, KRM “Ekoregjioni” Sh.a. Prizren, KRM “Ambienti” Sh.a. Pejë, KRM “Eco Higjiena” Sh.a. Gjilan, KRM “Pastërtia” Sh.a. Ferizaj, KRM “Cabrati” Sh.a. Gjakovë, Kompania për Menaxhimin e Mbeturinave të Kosovës KMDK dhe ndërrmarjet publike lokale

Ju gjithashtu mund të pëlqeni