Kreu Ekonomi Ministrja Bajrami: Qeveria i ka hargjuar të gjitha paratë, përfshirë edhe rezervat

Ministrja Bajrami: Qeveria i ka hargjuar të gjitha paratë, përfshirë edhe rezervat

nga Flamur Berisha

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në seancën për ndarjet buxhetore për vitin 2021, ka bërë të ditur se Qeveria tanimë i ka të shterrura të gjitha burimet e financimit, shkruan IndeksOnline.

Bajrami tha se në rast se deputetët duan të propozojnë ndonjë projekt të ri duhet të propozojnë edhe shkurtimet e burimeve në amandamentet tjera, pasi më s’ka mjete rezervë.

“Jemi në lexim e dytë të buxhetit për vitin 2021. Situata buxhetore është jashtëzakonisht e rëndë, kriza pandemike duket se do të vazhdoj edhe në tre muajt e parë të  2021.

Ne së bashku ishim në Komisionin për Buxhet dhe Financa, reflektuam për koston e vaksinës, janë plus 40 milionë financim nga jashtë në mënyrë që të sigurohen vaksina për të gjithë qytetarët dhe amandamente për buxhetin e katër komunave dhe disa amandamente të tjera kaluan në këtë komision.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni