Kreu Financa Miratohet vendimi. Qeveria ndanë 41 milion euro

Miratohet vendimi. Qeveria ndanë 41 milion euro

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka ndarë 41 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ky është zotim i qeverisë për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta.

“Kjo ka të bëjë me zotimin që kemi si qeveri për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit, asisoj që të konsumatori fundor të mos transmetohen ato tarifa por që qeveria t’i subvencionoj dhe çmimi në fatura të mbahet i përballueshëm” – ka thënë Murati.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për përfaqësimin e Kosovës në proceset e arbitrazhit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni