Kreu Ekonomi Morën me anë të mashtrimit mbi 1 milion euro

Morën me anë të mashtrimit mbi 1 milion euro

nga Flamur Berisha

Në pranga ka përfunduar 51-vjeçari me iniciale L.M., i lindur në Kosovë dhe banues në Zvicër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij, e identifikuar nga policia me inicialet R.B.

Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumente shëndetësore të falsifikuara, u kanë marrë disa personave vlera të konsiderueshme, të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave, raporton A2 Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Në pranga ka përfunduar 51-vjeçari me iniciale L.M., i lindur në Kosovë dhe banues në Zvicër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij, e identifikuar nga policia me inicialet R.B.

Policia tha se operacioni që solli në zbulimin e skemës së mashtrimit u realizua bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për 2 shtetas, të cilët nëpërmjet mashtrimit iu merrnin shuma të konsiderushme parash me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa e fundit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë një shtetas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së kryeqytetit, për veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni