Kreu Financa Mos mbani shpresë më kot. Njoftim për Trustin

Mos mbani shpresë më kot. Njoftim për Trustin

nga Kontabilisti

Kursimet e qytetarëve që grumbullohen në Fondin e Kursimeve Penionale të Kosovës nuk duhet të preken.

Ky është qëndrimi i rishprehur nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë (FMN) së fundmi.

Institucioni më i madh financiar në botë tha se lufta dhe pandemia ndikuan në fushë fusha të ekonomisë kosovare.

“Stafi i FMN-së shprehi kundërshtimin e fortë për tërheqjet shtesë nga fondi i kursimeve private pensionale (TKPK) meqë këto do të përbënin goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve dhe do të reduktonin ndjeshëm vlerën reale të pensioneve të ardhshme”, thuhet në një deklratë të lëshuar nga Gabriel Di Bella përfaqësues i FMN-së.

“Gjithashtu, këto tërheqje do të përktheheshin në ngjeshje të madhe të tregjeve vendore të kapitalit, duke kompromentuar seriozisht financimin buxhetor dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, thuhet tutje në deklaratën e FMN-së.

Ndërkohë, opozita në Kosovë prej disa javësh përkrah një ide që rreth 30 për qind e kursimeve në Trust të tërhiqen nga qytetarët e Kosovës. Por, ekzekutivi që drejtohet nga Albin Kurti, lider i një partie të majtë ka kundërshtuar një propozim të tillë.

Një vendim të qeverisë Kurti, për rritjen e pagës minimale, FMN e përkrahu.

“Duke pasur parasysh uljen e madhe të vlerës reale të pagës minimale, stafi u pajtua me propozimin për rritjen e saj për rreth 50 për qind, dhe u pajtua me autoritetet për nevojën e shkëputjes së kësaj rritjeje dhe transfereve të tjera buxhetore me pagën minimale”, thuhet në komunikatën për media të FMN-së.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni