Kreu Ekonomi MTI nuk e shfuqizon udhëzimin që parasheh krijimin e monopolit në tregun e naftës

MTI nuk e shfuqizon udhëzimin që parasheh krijimin e monopolit në tregun e naftës

nga Flamur Berisha

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka shpërfillur kërkesën e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ që parasheh krijimin e një monopoli të ri në tregun e naftës.

Kjo ministri ka krijuar një komision për ndryshimin e Udhëzimit për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës.

Por kjo po kundërshtohet nga Shoqata e Naftëtarëve, e cila po e sheh si tentativë tendencioze dhe në dëm të sektorit të naftës.

Kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani, ka thënë se nuk janë pjesë e këtij komisioni, i cili – siç ka thënë ai – tenton të bëjë veprime të jashtëligjshme, duke vendosur barriera për kompanitë e naftës me qëllim të krijimit të kushteve për përfitime enorme monopolistike të kompanive të caktuara.

“Shoqata e Naftëtarëve nuk është kundër pigmentimit, por duhet të autorizohet Dogana, e jo grupe të caktuara të autorizohen. Nuk parashihet me ligj pigmentimi apo ngjyrosja dhe nuk ka drejtë me udhëzim administrativ të autorizojë një kompani ose X person se dihet kush janë ata”, ka thënë ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni