Kreu Ekonomi MTI tregon nëse marketet mund të punojnë pas orës 19:00 ne zonat e kuqe

MTI tregon nëse marketet mund të punojnë pas orës 19:00 ne zonat e kuqe

nga Flamur Berisha

Ministria e Tregtisë ka bërë të ditur me anë të një komunikate se masat e vjetra, të datës 11.11.2020, do të vazhdojnë të zbatohen edhe për marketet deri në një vendim të radhës nga Ministria e Shëndetësisë, që pritet të merret gjatë kësaj jave.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dje ka publikuar një sqarim për bizneset rreth mundësisë së masave lehtësuese për operatorët ekonomikë të marketeve, por duke marrë për bazë njoftimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë se shumë shpejt do të dalin me propozimin për masat e reja dhe pas konsultave me institucionet tjera relevante, si dhe për të shmangur paqartësitë te bizneset dhe te opinioni publik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton bizneset dhe opinionin publik se Vendimi i Qeverise së Republikës se Kosovës, nr.01/42, i datës 11.11.2020,  vazhdon të zbatohet ashtu siç është zbatuar deri me tani”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do t’i njoftojë në kohë reale bizneset dhe opinionin publik për vendimet e reja rreth masave anti-Covid”, përfundon komunikata e kësaj ministrie. /Buletini Ekonomik/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni