Kreu Ekonomi MTI vazhdon te krijojë huti tek bizneset në Kosovë

MTI vazhdon te krijojë huti tek bizneset në Kosovë

nga Flamur Berisha

Kryetari i odes ekonomike te Kosoves, Berat Rukiqi ne facebook ka reaguar:

Prej dates 13 Mars 2020, kur jane vendosur masat e para kufizuese, per parandalimin e pandemise, ne kontinuitet jane krijur probleme dhe anomali ne zbatimin e te njejtave, duke shkaktuar shume probleme dhe pasiguri tek bizneset. Ne shume raste jane mbajtur, mbi dhjetera takime per te sqaruar nje mase te vetme. E njejta po na perseritet me masat e fundit. Biznesi ka nevoje per siguri dhe vendimmarrje qe krijon qartesi. Nese nuk mund te perkrahen bizneset, atehere se paku mos te pengohen, me vendime te paqarta, te pazbatueshme dhe te paparashikueshme.

MTI ne facebook me publikimin e fundit ka sqaruar vendimin e dates 11.11.2020. Ne si staf i kemi kontaktuar ministrine dhe zyren ligjore por ata ishin te pa sigurte dhe nuk dishin te japin nje pergjigje.

Postimi i plote ne facebook nga MTI-ja:

Plotësim/ndryshim i sqarimit të MTI-së për operatorët ekonomikëPrishtinë, 18/12/2020Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sot ka publikuar një sqarim për bizneset rreth mundësisë së masave lehtësuese për operatorët ekonomikë të marketeve, por duke marrë për bazë njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë se shumë shpejt do të dalin me propozimin për masat e reja dhe pas konsultave me institucionet tjera relevante, si dhe për të shmangur paqartësitë te bizneset dhe te opinioni publik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton bizneset dhe opinionin publik se Vendimi i Qeverise së Republikës se Kosovës, nr.01/42, i datës 11.11.2020, vazhdon të zbatohet ashtu siç është zbatuar deri me tani.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do t’i njoftojë në kohë reale bizneset dhe opinionin publik për vendimet e reja rreth masave anti-Covid.Lajmin e gjeni ne kete link: https://mti.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,3,1088

Ju gjithashtu mund të pëlqeni