Kreu Financa Murati: Janë ekzekutuar nga 100 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik

Murati: Janë ekzekutuar nga 100 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik

nga Kontabilisti

Ministri i financave, Hekuran Murati ka thënë se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurove për sektorin publik.

Murati gjatë një konference për media, tha se gjatë ditës kanë nënshkruar marrëveshjen me 39 organizata që e kanë si veprimtari edhe shpërndarjen e pakove ushqimore, ku siç tha ai do të ndahen rreth 34 mijë sosh në vlerë prej 1.7 milionë euro.

Murati bëri të ditur se në kuadër të pakos janë ndarë mbështetja shtesë e 280 mijë pensionistëve, si dhe është shpërndare dyfishi i skemës sociale.

Ai po ashtu tha se më datë 5 maj do të hidhet në votim edhe ndryshim plotësimi i ligjit për rritjen e pagës minimale në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Për familjet që po kalojnë kohë krize ekonomike, sot gjatë ditës kemi nënshkruar marrëveshjen me 39 organizata që si veprimtari kanë shpërndarjen e pakove ushqimore, ku janë gjithsej 34 mijë pako ushqimore. Po ashtu është shpërnda mbështetja shtesë e 280 mijë pensionist, si dhe është shpërndare dyfishi i skemës sociale, po ashtu 80 mijë zyrtarët publike kanë marr subvencione shtesë prej 100 euro”, ka thënë ai.

Ministri po ashtu u shpreh se kategoria tjetër e cila pret që të përfitojnë është dhe ajo e studentëve.

“Kategoria tjetër që presin të përfitojnë janë dhe studentët, ku jemi drejt platformës së formularit për aplikim, ku dhe për ta do të hapet shumë shpejt”, theksoi ai.

Murati tha se premtimi i kësaj qeverie është edhe shtimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.“Disa prej politikave shtesë që janë miratuar në kuadër të komisionit është edhe shtimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta. Ka qenë dhe premtim i kësaj qeverie, ku 500 sosh do të punësohen deri në përfundim të këtij mandati të qeverisë. Vitin tjetër do të punësohen dhe 300 sosh dhe s’do të kemi nevojë të presim fundin e mandatit të kësaj qeverie”, tha ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni