Kreu Ekonomi Murati: Qeveria Haradinaj ia rriti rrogat vetes, ne morëm vendim për shtesa

Murati: Qeveria Haradinaj ia rriti rrogat vetes, ne morëm vendim për shtesa

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, ka folur rreth vendimit të ekzekutivit për ndarjen e mjeteve financiare për skemat sociale dhe pensionale, puntorëve shëndetësorë dhe policëve.

Murati tha se ky vendim është marrë pavarësisht gjendjes jo të mirë të buxhetit dhe faturave të papaguara të qeverive të kaluara.

“Në 30 ditëshin e parë është marrë vendim nga Qeveria jonë për shtesat e kategorive të ndryshme, pra jemi duke folur për një buxhet që nuk është në gjendjen më të mirë por po ashtu duke marrë parasysh obligimet që qeveri e qeveri  kanë lënë, qindra milionë faktura të papaguara”, tha Murati.

Ministri Murati krahasoi vendimin për paga të Qeversisë së Ramush Haradinaj me atë të Qeverisë Kurti.

“Shtesat kanë pasur afat deri në muajin mars dhe nuk ka pasur më tutje. Kërkesa e ministrit Vitia për personelin shëndetësor ka qenë që të gjejmë një mënyrë që të paktën edhe për një kohë të vazhdojnë shtesat për personelin shëndetësor. Pastaj edhe për policinë e për pensionistët. Të gjithë këta që po ankohen i kemi parë në qeverisjet e kaluara se çfarë kanë bërë. Vendimi i parë i kryeministrit Haradinaj për rritje të pagave ka qenë për t’ia rritur pagën vetes, kabinetit qeveritar, jo kabinetit shëndetësor, një gjë e tillë duhet të bëhet me Ligj të pagave”, ka thënë ai

Ju gjithashtu mund të pëlqeni