Kreu Financa Murati: Secili i ri do ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti

Murati: Secili i ri do ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati njoftoi secili i ri që hyn në tregun e punës në Kosovë do të kenë punën e parë të garantuar nga shteti.

“Aktualisht jemi në zhvillim të platformës përmes së cilës do të mundësohet automatizimi i tërë procesit. Zhvillimi i platformës po bëhet nga kompani vendore, dhe me mbështetje financiare të Helvetas zvicerane”, ka shkruar Murati.

Tutje, Ministri ka bërë të ditur se pilotimi me sektorin publik do të bëhet me ATK-në, ku do të angazhohen 100 të rinj për të mbështetur ATK-në në fushatën e formalizimit. Ndërsa pilotimin me sektorin privat do ta nisim me sektorin e IT-së.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website